E Diel, 1 Nëntor 2026

Romnej mbyll turneun në botë, drejt zgjedhjeve në nëntor

Kandidati kryesor republikan për President, Mit Romnej, përfundoi dje axhendën e udhëtimeve të tij të fushatës jashtë vendit, duke mbajtur një fjalim në Poloni. Përpjekjet e tij ishin për të bindur vendet aleate, se ai do të ishte një President më i fuqishëm sesa Barak Obama. Polonia ishte vendi i fundit që vizitoi Romnej pas Britanisë dhe Izraelt. Atje ai u takua me Kryeministrin Donald Tusk. Ndërsa gjatë vizitës në Izrael, Romnej siguroi mbi 1 milion dollarë në një ceremoni për grumbullimin e fondeve për fushatën e tij. Por ai ngriti polemika të forta dhe fitoi urrejtjen e palestinezëve, kur e quajti Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›