E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, Presidenti cakton 14 tetorin për zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka kërkuar të martën që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend të mbahen më 14 tetor. Sipas agjencisë AFP, Parlamenti malazez votoi javën e kaluar pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Vendimi u mor në mënyrë që kur të nisin negociatat për anëtarësimin në BE, qeveria të ketë mandat të plotë 4-vjeçar. Anëtarët e koalicionit qeverisës, Partia Socialdemokrate dhe Partia Socialiste e Popullit, ranë dakord që të bashkëpunonin sërish. Mali i Zi nisi negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti. Ai është mes tri vendeve të Ballkanit, bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë, që në raportin e progresit të Komisionit Europian morën dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›