E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosovës, ndërpritet seanca për heqjen e barrikadave

Përfaqësues të serbëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ndërprerë seancën e përbashkët, e cila nisi në Leposaviç, rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Sipas tyre, nuk ka pasur kushte formale ligjore për zhvillimin e seancës, meqenëse nuk kanë marrë pjesë në të, përfaqësues të Zubin Potokut.
Takimi i komunave veriore për të diskutuar situatën në veri dhe pajtueshmërinë mes KFOR-it dhe qeverisë serbe është ndërprerë 10 minuta pas fillimit.
Në seancë siç ishte njoftuar, së pari është dashur që të flitej për heqjen e barrikadave, e cila është edhe pika e parë e pajtueshmërisë së arritur mes KFOR-it, Prishtinës dhe Beogradit.
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka vlerësuar si mesazh të keq ndërprerjen e takimit.
“Ajo që ka ndodhur sot në Leposaviç u dërgon mesazh të keq qytetarëve, para se gjithash, atyre të veriut të Kosovës dhe me ketë edhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo për çka jemi angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve, për një unitet të domosdoshëm, mendoj se sot është shkelur”, ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›