E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forbes: Karlos Slim, miliarderi numër një në botë

Karlos Slim Helu ka vazhduar të ruajë pozicionin numër një për të tretin vit radhazi, në listën vjetore të revistës “Forbes”, për miliarderët botërorë.

"Forbes" vlerëson pasurinë e Slimsit të ketë një vlerë prej 69 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë para themeluesit të Microsoft-it, Bill Gejts me 61 miliardë dollarë dhe magjatit të pasurive të patundshme, Uoren Bafet, i cili vlerësohet të ketë 44 miliardë dollarë.

Slim, 72 vjeç, ka bërë pasurinë e tij, me anë të telekomunikimit, duke zgjeruar biznesin edhe në fushën e tregtisë, financave, energjisë etj.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg është renditur i 35-ti me pasurinë prej 17.5 miliardë dollarësh.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›