De Jong kushton 18 milionë euro

Twente ka njoftuar se nuk do të lejojë largimin e sulmuesit Luuk de Jong, gjatë këtij afati kalimtar të verës për më pak se 18 milionë euro.
De Jong shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 25 gola për gjigantin holandez, por ai pritet të braktis klubin gjatë kësaj vere dhe kërkohet nga Newcastle United.
Por, trajneri i Twentes, Steve McClaren ka treguar çmimin e De Jongut. “Për 18 milionë euro, ne do të negociojmë shitjen e tij”, deklaroi McClaren për mediet angleze. Newcastle, disa ditë më parë besohet se ka ofruar 14 milionë euro për 21 vjeçarin.