E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Siria', Obama: Assad kërcënim për paqen, Putin: G20 e ndarë në dysh

SHEN PETERSBURG - Në përfundim të samitit të G20 në Shën Petersburg, presidenti amerikan Barak Obama nuk është zmbrapsur përballë presionit të liderëve të tjerë botërore për të hequr dorë nga sulmi në Siri.

Çështja e Sirisë “ndau në dysh” liderët e botës të pranishëm në samit, duke lënë në plan të dytë diskutimet për ekonominë globale.
“Jemi të ndarë në dy pjesë.”- deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar

Pozicioni i Obamës dhe Putin mbetet i kundërt sa i përket Sirisë. Kjo u konfirmua edhe në darkën e së enjtes. Washingtoni vazhdon të pretendojë se trupat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë urdhëruar sulme me armë kimike më 21 gusht, duke shkaktuar të paktën 1400 viktima në Damask. Por për Moskën zyrtare nuk ka prova të mjaftueshme, që të implikojnë forcat qeveritare në këto sulme.

Në pamundësi për të marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak se Rusia ka të drejtën e vetos, presidenti amerikan Obama po kërkon me ngulm mbështetjen e Kongresit Amerikan për ndërhyrjen ushtarake në Siri.

(vijon) Lidhje te tjera Siria nuk është Kosovë Shqipëria pjesë e sulmeve në Siri? Ja si u votua në sondazhin e BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›