Siria dhe shtetet rreth saj
Është dënuar menjëherë përdorimi i armëve kundër rebelëve nga ana e ushtrisë siriane. Ka qenë sekretari i Natos, Anders Fogh Rasmussen që ka dënuar i pari regjimin në ikje të Assad-it. Flitet për 16 të vrarë dhe afro 30 të plagosur. Vetë televizioni shtetëror sirian e ka pranuar, por pa dhënë gjithsesi hollësitë për viktimat apo të plagosurit. Por nuk ka folur vetëm sekretari i Aleancës Atlantike por edhe Rusia, madje sipas tyre qeveria siriane po humbet kontrollin e vendit dhe opozita mund të fitojë. Një deklaratë tjetër ka qenë ajo e zv/ministrit të Jashtëm të Rusisë, Mikhail Bogdanov e shpërndarë nga agjencia Itar-Tass: “Nuk mund të mos marrim parasysh se opozitarët sirianë mund të fitojnë. Duhet të jemi të matur. Regjimi sirian dhe qeveria po humbasin kontrollin e vendit”. Vetëm një ditë më parë rusët kishin shfaqur rezervat e tyre me deklaratat e perëndimorëve për të përkrahur opozitën siriane. “Koalicioni i Opozitës Siriane është tashmë përfaqësues i popullit sirian që lufton kundër regjimit të Assad” - kështu kishte deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Duket se në Siri po shkohet drejt ditëve vendimtare dhe rrëzimit të diktaturës të Assad-it. Në të vërtetë ky vend ishte i përfshirë tërësisht nga lufta (deri tani numërohen rreth 45 mijë të vdekur) po do të luftohet deri në fund kundër regjimit të Assad –it. Nga ana tjetër një problem tjetër i madh, që nuk duhet harruar, është edhe ai i refugjatëve. Gjysëm milioni ndodhen tashmë jashtë Sirisë ndërsa 2 milionë e gjysmë konsiderohen si refugjatë të brendshëm. Amerikanët kanë përkrahur bashkë me Miqtë e Sirisë (mes tyre disa vende arabe, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Turqia) dhe kanë njohur Koalicionin opozitar si të vetmin përfaqësues të popullit sirian. Gjithsesi kjo situatë nuk është kaq e thjeshtë sepse Siria është një vend shumë strategjik, një vend që ndodhet përbri Izraelit, por edhe përbri shumë vendeve të tjera po aq strategjike si Turqia, Iraku, Jordania. Ndoshta nisur dhe nga afërsia me këto vende raketat Patriot janë vendosur në kufi me Turqinë. Duket se bota perëndimore dhe bashkë me të dhe një pjesë e konsiderueshme e botës myslimane janë kundër regjimit të Assad-it, kundra Rusisë e cilësuar si një mbrojtëse historike e regjimit, dhe në fund kundër Iranit një aleat po aq i afërt me regjimin e Assad- it. Sipas të gjitha gjasave rënia e regjimit alauit paraqet për republikën islamike një humbje strategjike me pasoja edhe për Libanin ku Hezbollahët janë aleatë me iranianët. Në këtë panoramë vlen të përmendet që edhe një shtet si Iraku me një qeveri filo-shitte që ka zëvëndësuar regjimin e Sadamit dhe që po përballet me ndarjen e Kurdistanit. Flitet ndërkaq se Assad do të përfundojë si Gedafi por Libia nuk është si Siria dhe këtu janë të fuqishme edhe armët kimike dhe për më tepër që ka një problem tjetër që është ai i kurdëve që ndodhen në vende si Siria, Iraku dhe Turqia. Në këtë mënyrë për vendet europiane do të paraqiteshin padyshim probleme dhe vështirësi që kanë karakterizuar gjithmonë këtë pjesë të botës. Sidoqoftë perëndimorët kanë evidentuar dhe vënë në shënjestër si grupe terroriste edhe frontin al Nosra të formuar kryesisht nga salafitët të cilët janë të afërt me Al Kaedën. Një problem tjetër është padyshim edhe ai i popullsisë së krishterë që pas ikjes nga Iraku, do të ikin përsëri, këtë herë nga Siria pa patur garanci për mbijetesën e tyre. Vetë Vëllezërit Musulmanë janë deklaruar kundër vendimeve perëndimore për të ndaluar salafitët sepse kërkojnë të goditen më së shumti grupet radikale që marrin financime të huaja sidomos nga Xhihad. Probleme në dukje të zgjidhshëm por ende nuk dihet nëse këto grupe do të jenë miq apo armiq në të ardhmen? Natyrisht ka shtete si Franca që bëjnë pjesë në grupin “Miqtë e Sirisë” që janë të gatshëm për mos të furnizuar me armë rebelët. Rusët nga ana e tyre janë të irrituar sepse kanë muaj që përsërisin se “Siria nuk do të jetë si Libia”. Nga ana tjetër rusët kanë kërkuar t’i përmbahen marrëveshjes të korrikut kur në takimin e Gjenevës u mbështet fort zgjidhja politike me një marrëveshje mes regjimit dhe opozitës. Rusët natyrisht që janë në vështirësi sepse kanë në Siri bazën e tyre të fundit të Mesdheut ndërsa iranianët kanë problemet e tyre sepse pikërisht sot kanë filluar bisedimet teknike me agjensinë ndërkombëtare për energjinë atomike.
...