Siria, kundërshton masat amerikane për sigurinë në aeroporte
Siria ka kundërshtuar masat amerikane për sigurinë në aeroporte. Agjencia shtetërore siriane SANA njofton se ministri i Jashtëm sirian në takimin me diplomatin amerikan Chuck Hunter është shprehur kundër masave që Siria i cilëson si jo miqësore dhe me standarte të dyfishta.
Ministri i Jashtëm sirian kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë masën kundër Sirisë përndryshe Siria do të përgjigjet me masa të ngjashme. Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar kontroll të të rreptë ndaj shtetasve të vendeve që përbëjnë rrëzik për sigurinë, pas përpjekjes së dështuar për hedhjen në erë të një avioni amerikan ditën e Krishtlindjes.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Sirinë për mbështetjen e grupeve militante islamike, si Hamasi dhe Hezbollahu, të cilat janë shpallur grupe terroriste.