E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria pranon misionin monitorues të Ligës Arabe

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila citon burime diplomatike siriane. Burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se Damasku e ka informuar tashmë Ligën Arabe për vendimin.

Ai tha se po përpunoheshin disa rregullime në marrëveshje, porse qëllimi nuk është që të pengohen anëtarët e misionit.

Liga Arabe të mërkurën i dha tri ditë kohë Sirisë për të pranuar kushtet, në të kundërt ajo do të përballej me sanksione ekonomike./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-18 14:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›