Stuhia “Sandy” godet Karaibet, 21 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen në Kubë në kohën kur Stuhia “Sandy” goditi ishullin komunist.
Stuhia është drejtuar përgjatë Karaibeve, përfshirë Xhamajkën dhe Haitin, ku njoftohet se 9 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj stuhie.
Njoftohet gjithashtu se stuhia tashmë është duke lëvizur nëpër Bahamas.
Parashikimet meteorologjike në Shtetet e Bashkuara, të cilat po e përcjellin lëvizjen e stuhisë, thonë se ajo mund të përzihet me një stuhi dimërore dhe të arrijë javën e ardhshme në Bregun Lindor të SHBA-ve, në formën e një super stuhie.