E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi aktual

Ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani nuk ka pasur një sistem universal të kujdesit shëndetësor. Gjithçka është lënë në dorë të dëshirës dhe vullnetit të individëve për t‘u siguruar. Një pjesë e amerikanëve sigurohen nga punëdhënësit, por ka edhe nga ata që janë bërë pjesë e skemave private. Kjo do të thotë që paguhen kuotacione të rregullta. Problemet po bëheshin të mëdha me rritjen e kostos së kujdesit shëndetësor, madje me ritme shumë më të shpeshta se pagat. Si rezultat një numër gjithnjë e më i madh amerikanësh nuk kanë mundësi që të paguajnë për sigurimin e tyre që do të thotë se dhjetëra milionë amerikanë janë të pasiguruar. Kjo do të thotë se kur dikush sëmuret koston e ilaçeve, apo spitalit e paguan nga xhepi i vet. Aktualisht, në SHBA 46 milionë vetë janë të pasiguruar në një popullsi prej 300 milionë banorësh. Mbështetësit e reformës përdorin shumë shpesh këto shifra për të argumentuar nevojën për një ndryshim rrënjësor të sistemit. Kundërshtarët thonë se shifrat nuk janë të sakta.
Sistemi i ri

Obama me propozimin dhe mbështetjen e këtij ligji synon që të japë më shumë siguri dhe stabilitet për amerikanët që kanë sigurime dhe t‘u japë sigurime atyre që nuk e kanë mbulimin. Gjithashtu, ai synon që të ulë koston, pra pagesën që duhet bërë nga njerëzit e thjeshtë. Ai mbështet një sistem rregullator më të rreptë dhe kërkon që të japë më shumë transparencë për publikun në lidhje me opsionet e zgjedhjes së varianteve të ndryshme të sigurimeve. Në ligjin e ri, amerikanët janë të detyruar të sigurohen dhe amerikanët e varfër do të ndihmohen me financime nga shteti për të paguar sigurimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›