Sistemi i referimit, dyfishohen pacientët e siguruar
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Drejtuesit e qendrave shëndetësore pohojnë se zbatimi i sistemit të refermit, si dhe rritja e tarifave, ka rritur ndjeshëm numrin e personave që paguajnë sigurime shëndetësore. Sipas tyre, vetëm në tre muajt e fundit është dyfishuar numri i personave që kanë hapur libreza shëndetësore. "Urdhri i ministrit të Shëndetësisë, i dhjetorit të 2009-ës, solli zbatimin me rigorozitet të sistemit të referimit. Kjo ndikoi ndjeshëm, në përmirësim të cilësisë dhe shërbimit, duke rritur numrin e personave që janë të siguruar. Kemi një dyfishim të hapjeve të librezave shëndetësore në tre muajt e fundit",- thotë Neritan Këlliçi, drejtor i poliklinës numër tetë në Tiranë. Për sa i përket zbatimit të sistemit të referimit, drejtuesit e poliklinave shprehen se fillimisht ata u përballën me një fluks pacientësh, por ata shprehen se kanë kapacitetet e nevojshme, në njerëz dhe ambiente për të përballuar fluksin. "Dy muajt e parë ishte një fluks shumë i madh i pacientëve, sepse dhe ne ishim në fillim, po tani është një fluks i përballueshem nga vetë qendra shëndetësore",- vijon Këlliçi. Modeli i vetëfinacimit, në qendrat shëndetësore ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të tij në të gjithë vendin. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, është financuesi kryesor në sistemin parësor. Sipas statistikave rreth 50 % (ose 1.2 milion) e popullsisë shqiptare marrin shërbim shëndetësor falas në poliklinika, duke përfituar nga skema e sigurimeve. Nga ana e ISKSH-së është përmenduar edhe përfshirja e sektorit privat në financimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor, por kjo sigurisht që kërkon kohën dhe rregullimin e një kuadri ligjor të sajin. Vetëm për vitin 2009, gati 296 mijë persona janë paraqitur në qendrat shëndetësore në mbarë vendin për të hapur librezën e shëndetit që u siguron, vizita falas dhe medikamente me rimbursim. Po ashtu gjatë vitit që lamë pas vërehet edhe zbatimi i sistemit të referimit, për pasojë vetëm gjatë muajit dhjetor numri i pacientëve që janë vizituar nga mjeku i familjes në shkallë vendi ishte 55 142 persona. Vetëm në 3 muaj, janë hapur 125 mijë libreza të reja në shkallë vendi, ndërsa në total gjatë vitit 2009 janë hapur 296 mijë libreza të reja. Kjo shifër tregon për një rritje të konsiderueshme të përfitimit të pacientëve nga skema e sigurimeve shëndetësore, pasi në një vit janë hapur 100 mijë libreza të reja më shumë krahasuar me vitin 2008.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010