Sistemi i ri i taksave nuk ndryshon barrën fiskale
Prej 1 janarit pragu për pagesën e tatimit të vlerës së shtuar ulet nga 8 në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në skemën e TVSH pritet të shtohen edhe 7500 subjekte të reja. Por çdo të thotë për këto subjekte të konsideruara deri më tani si bzinez i vogël, pagesa e TVSH?
Drejtori i Tatimeve shpjegon se barra fiskale e këtyre tatimpaguesve do të mbetet e njejtë dhe se TVSH është një taksë konsumi që paguhet nga kosnuamtori.
Papajani “Tatimi për të ardhurat personale ishte 10 për qind për bizneset mbi 2 milionë lekë, ndërkohë që taksa e sheshtë për bizneset e mëdhenj është po 10 për qind. pra nuk do të ketë tatim shtesë, vetëm kosto”
Ndryshimi i pragut të TVSH-së sipas Papajanit pritet të formalizojë ekonominë pasi bizneset do të duhet të evidentojnë çdo shitje dhe blerje që realizojnë. Aplikimi i kësaj skeme edhe për 7500 subjekte të reja sipas Papjanit do të garantojë konkurencën mes bizneseve.