E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis faza e dytë e rikonstruksionit të shtëpisë së Ismail Kadare

Shtëpia e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare në Gjirokastër i është nënshtruar fazës së dytë të rikonstruksionit të saj. Punimet që do të përfshijnë restaurimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme të saj do të zgjasin rreth 5 muaj. Projekti kap shifrën e 80 mijë dollarëve dhe parashikon kthimin në identitet të kësaj ndërtese. Shtëpia muze i është dhuruar qytetit nga vetë shkrimtari i madh. Një vit më parë ndërtesa u përfshi nga flakët duke pësuar dëmtime të konsiderueshme. Me përfundimin e rikonstruksionit të saj, një pjesë e ambjenteve do të kthehen në bibliotekë për lexuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›