Sistemi i ri mbetet në letra, qytetarët njohin adresat e vjetra
Ndërsa në pjesën më të madhe të vendit procesi ka probleme, në Shkodër, Kukës e Sarandë sistemi i ri i adresave është i përfunduar, por nuk funksionon.
Në qytetin e Shkodrës, sistemi i ri i adresave ka rezultuar i dështuar. Megjithëse ka një vit që ka përfunduar, njerëzit vazhdojnë të përdorin sistemin e vjetër. E thënë më qartë nëse lagjja në hyrje të Shkodrës me sistemin e ri quhet rajoni numër një, njerëzit vazhdojnë ta quajnë dhe japin si adresë se banojnë në lagjen "Manush Alimani". Sistemi i ri i adresave konsiston në faktin e heqjes së konceptit lagje dhe vendosjes së emrit rajon.
Ndërkohë, sistemi i ri i adresave dhe riemërtimi i rrugëve ka krijuar një problem për qytetarët. Ata vazhdojnë të japin në adresa emërtimet e vjetra, duke vazhduar të përdorin sistemin e vjetër. Pavarësisht se ligjërisht funksionon sistemi i ri, në realitet ky sistem është inekzistent. Njerëzit vazhdojnë të japin adresat e vjetra që kanë pasur që para dy dekadash. Kjo ka ardhur nga mungesa e informacionit, por dhe nga thjeshtësia që kanë në dhënien e adresës së vjetër. Ndërkohë, për punonjësit e postës nuk ka ndonjë problem nëse jepet adresa e vjetër apo ajo e reja, duke bërë që përdorimi i adresës së sistemit të ri të mbetet i heshtur. Ndërkohë, një problem më vete ka qenë dhe zëvendësimi i emrave të rrugëve ku në këshillin bashkiak ka pasur një debat të ashpër, pasi të majtët kundërshtonin heqjen e emrave të dëshmorëve të luftës dhe zëvendësimin e tyre me emra njerëzish të huaj të panjohur për kontributin që kanë dhënë për kombin. Qyteti i Shkodrës është i ndarë në 5 rajone dhe tituj rrugësh dhe në bazë të kësaj ndarjeje funksionon edhe sistemi i ri i adresave.
Ar.Ho.