Sistemi zgjedhor i manipuluar nga paria e Tiranës, miliona euro të shpenzuara për flamujt e fushatës
(Perëndia dyfytyrëshe, ndryshimi dhe vazhdimi në zgjedhjet e 28 qershorit)
Shinasi A. RAMA
Sa herë që mbaronte viti i mandatit të një konsulli në Romën e lashtë, ishte një ditë e shënuar. Në Romë organizohej një procesion madhështor ku printe një Perëndi me dy fytyra e cila simbolizonte si kalimin nga një konsull tek tjetri e ndryshimin e individëve në pushtet ashtu edhe vazhdimin e sundimit të parisë së Romës të mishëruar tek Senati. Janusi, perëndia dyfytyrëshe, simbolizonte dy gjëra të ndryshme për parinë e për popullin. Për popullin Janusi ishte simboli i ndryshimit. Për parinë ishte simboli i vazhdimit të sundimit të saj. Njëra palë jetonte me shpresa, tjetra me interesa. Roma ishte një shtet oligarkik që sundohej me dorë të hekurt prej familjeve senatoriale, parisë së Romës. Kur nuk kishte shume popull në rrugë senatorët nxirrnin klientët e skllevërit e tyre për të mbushur rrugët e për të hedhur lule, për tu siguruar se fitimtari kishte mbështetjen popullore. Megjithatë, kushdo që fitonte ishte njëri prej tyre.
Mirëpo, tash në Tiranë formalisht kemi demokraci dhe parisë oligarkike i është dashur t'iu adoptohet këtyre situatave dhe të gjejë mënyrën që ta minojë funksionimin e demokracisë në shtetin shqiptar e ta kthejë procesin zgjedhor në një procesion miratimi. Kështu duke ndjekur shembullin e sprovuar të parive që kur nuk janë kundër interesave të popujve të tyre janë duke menduar vetëm për vete, edhe paria e Tiranës e ka kthyer procesin zgjedhor në një lojë procesionale ku brohoritjet e turmës së mbledhur në mitingjet partiake janë shenja e aprovimit të njërës apo të tjetrës palë të saj me shpresë se ditën e zgjedhjeve po këto njerëz do të votojnë për të.
Por, ky proces zgjedhor është i manipuluar e i dënuar që të jetë i kontestuar. Me mbi një milion e gjysmë emigrantë të përjashtuar nga zgjedhjet, me një milion shqiptarë të tjerë që nuk mund të votojnë, paria është e garantuar se vetëm militantët do të votojnë. Dhe si sistemi zgjedhor, që është ndërtuar në mënyrë që të garantojë interesat e saj, ashtu edhe komisionet e shërbyesve të saj do ti ngjallin këto shpritra të humbur dhe do ti bëjnë të votojnë nga listat në kutitë e votimit. Kështu, kushdo që do të fitojë apo do të humbë, është shumë e sigurtë se paria e Tiranës fiton si shtresë e si grup; të gjitha palët e dinë se kjo është lojë.
Dhe loja ka si objektiv që të polarizojë popullin e ta bindë që ka zgjidhje për të, se ka shpresë për të ardhmen. Njëra palë e parisë çirret për ndryshim. Natyrisht që shteti shqiptar ka ndryshuar e do të vazhdojë të ndryshojë, edhe po të heqë dorë paria e ti lejë shqiptarët në punë të vet. Mirëpo ka rrugë që të çojnë përpjetë e ka rrugë që të çojnë tatëpjetë e teposhtë. Po ashtu, ka rrugë që të çojnë lart e poshtë pa të çuar kund ashtu si edhe ka rrugë ku je i dënuar të ngjitesh si Sizifi pa mbërritur kurrë atje ku duhet. Ndryshim është edhe kalendari stinor; vjen vera, ikën dimri, ikën një stinë hajde një tjetër.
Pala tjetër flet për politikë të re. Mirëpo politika nuk ndryshon, ajo gjithnjë është politikë sepse është një aktivitet i caktuar që lidhet me zgjidhjen e problemeve shoqërore. Ajo që ndryshon është objektivi për të cilin je në politike, cilat interesa mbron ne politike, dhe si i mbron ato interesa.
Deri në këtë pikë, paria ia ka mbërritur që të krijojë përshtypjen se procesioni i saj do të jetë i pritur me shume kureshtje, dhe do të stoliset edhe me popullin e rreshtuar në dy anët e rrugës. Shenjat e militantizmit e të dehjes partiake janë gjithkund. Miliona euro që sdihet nga vijnë janë harxhuar për flamujt e këngët e PD-se, që mburret me fitoren e së djathtës europiane, e miliona të tjerë që sdihet nga vijnë janë harxhuar për flamujt pink, të PS-së që ka adaptuar programet laburiste.
Mijëra militantë shkojnë nga një miting tek tjetri. Të gjithë flasin një gjuhë që nuk ka fare kuptim e nuk ka lidhje me çka po ndodh realisht në atë vend; Po shihet se shumë njerëz mendojnë me frikë për ditën mbas zgjedhjeve kur do të hiqen nga puna po fitoi pala kundërshtare, kur do të humbin bizneset, tenderët, e ndoshta duhet të marrin rrugët e mërgimit e të jetojnë me qiratë e shtëpive e dyqaneve të ndërtuara me krim e poshtërsi.
Rruga e vetme për ta tronditur këtë sundim të parisë është që në rrugët ku do të kalojë procesioni të mos ketë asnjë njeri. E po të ketë disa pak njerëz, të gjithë do ta dimë se këto janë të verbrit, skllevërit e parisë. Po pati më shumë, e dimë se edhe klientët, ato që hanë e që pinë prej tyre kanë dalë në rrugë. Këta janë ato militantet e thekur e të gjithë e njohin llumin partiak dhe nuk e ngatërrojnë me mbështetjen popullore. Deri në ketë pikë, paria e Tiranës nuk fiton. Ajo e din, dhe të gjithë e dimë se bojkoti i zgjedhjeve është armiku i saj për vdekje. Mungesa e mbështetjes apo e pranisë popullore tregon qartë se sa pak e lidhur është ajo me interesat e popullit që sundon. Por po doli populli për të votuar, atëherë paria e Tiranës ka fituar edhe një betejë tjetër. Paria e Tiranës do të nxjerrë nga depoja perëndinë e vet dyfytyrëshe dhe një kryetar para e një kryetar mbrapa do të vazhdojë që të ruajë interesat e veta ndërsa populli do të zhgënjehet sërish sepse nuk jetohet vetëm me bukë e me një shprese koti, se një pari që ka bërë krime të përbindshme, do të fillojë të ndërrojë rrugë po i fitoi zgjedhjet e radhës.
Last Updated on Wednesday, 24 June 2009 14:01