E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA jep 43,5 mln euro për klubet

Janë plot 43,5 milionë euro, paratë që organizmi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, do të duhet të derdhë në arkat e 180 klubeve, të cilët kanë furnizuar kombëtaret e kontinentit tonë, të cilat morën pjesë në fazën finale të Kampionatit Evropian të Futbollit (Euro 2008). Në bazë të parametrave të fiksuar disa kohë më parë në një marrëveshje me "European Club Association" ("Shoqatën e Klubeve Evropiane". Sikurse është bërë e ditur nga një lajm i publikuar mesditën e djeshme nga shtypi italian, klubet e këtij vendi (14 skuadrat të cilat kanë pasur lojtarë të tyre në kombëtaren e Italisë) do të përfitojnë në total rreth 4.250.290 euro. Duke e detajuar më shumë këtë, mësojmë se Juventus do të arkëtojë 644.195 euro, i ndjekur pas nga skuadra e Milanit (624.590), Roma (537.763), Fiorentina (481.746), Inter (431.331), Udineze (344.505), Livorno (239.473), Siena (201.661), Lacio (201.661), Palermo (121.837), Sampdoria (121.837), Parma (117.636), Napoli (100.831) dhe Xhenoa (81.225).

Në krye të këtij klasifikimi special, për sa u përket kombëtareve që përfitojnë më shumë është Gjermania me shumën e 6.805.065 eurove, e ndjekur nga Spanja (5.106.650) dhe Anglia (4.843.370).



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›