E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti dhe Junajtid, sot derbi i sezonit

ANGLI- Mançester Siti dhe Mançester Junajtid luajnë nesër një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e këtij derbi. Në “Etihad Stadium”, skuadra e Roberto Mançinit mund të prekë titullin kampion, në rast se do të arrijë të fitojë ndeshjen e sotme ndaj rivalëve të përjetshëm. Siti ka 3 pikë më pak, por ka avantazhin e ndeshjeve direkte. “Në këtë ndeshje mund të ketë shumë presion, por kjo është normale për ne apo për Junajtid, - deklaroi Mançini. – Kemi një shans të vogël për të fituar titulli, por edhe nëse mundim Junajtid, asgjë nuk ka mbaruar. Skuadra e Ferguson ka dy ndeshje më të lehta se ne, ndërsa ne na duhet të ndeshemi me Njukasëllin dhe QPR-në. E kemi këtë shans, por nuk e di...”, shtoi Mançini. Siti ka të gatshëm edhe Balotelin për këtë takim, por pritet që ai ta nisë nga stoli. Në krahun tjetër, Aleks Ferguson pritet të heqë nga skuadra e parë mbrojtësin Rafael Da Silva, pas gabimeve të shumta të bëra prej tij në javët e fundit. Në mesfushë mund të luajë Rajan Gigs, veterani i Junajtid. “Mendoj se Siti mund të fitojë dhe më pas do të kenë një shans të madh, - tha Ferguson përpara këtij takimi. – Gjithsesi, ne do të luajmë për fitore”, shtoi skocezi. Ndërkohë, 600 policë do të angazhohen për rendin në derbin e nesërm.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›