E Diel, 1 Nëntor 2026

50 vjet nga krijimi i Estradës Profesioniste të Sarandës

SARANDË- Estrada Profesioniste e Sarandës ka shënuar 50 vite nga krijimi i saj. Njerëz të artit, mes të cilëve edhe disa prej themeluesve të kësaj estrade, kanë qenë të pranishëm në veprimtarinë që kishte në epiqendër, manifestimin e vlerave të artit skenik dhe muzikor në 50 vite.

Momenti më emocionues ka qenë vlerësimi i disa prej figurave të estradës me tituj të lartë akorduar nga presidenti i Republikës, mes të cilëve edhe emri i regjisorit legjendar të estradës së Sarandës, Thoma Milaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›