Silva ‘agjent’ për Fabregasin

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 19:00
Menaxheri i Manchester Cityt Roberto Mancini ka kërkuar nga mesfushori David Silva ti ndihmon në misionin për transferimin e Cesc Fabregasit në Eastlands. Tabloidi anglez The Sun ka njoftuar se Mancini ka identifikuar kapitenin e Arsenalit Fabregas si objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës. Madje italiani thuhet se ka diskutuar me ‘agjentin special’ Silva i cili ka shoqëri të ngushtë me Fabregasin dhe ka kërkuar prej tij të shfrytëzon raportin e mirë mes tyre për transferimit e yllit të Topçinjëve në Eastlands.