Kaka për Ibrahimoviçin

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 20:00
Gatishmërisë së Milanit për të mirëpritur rikthimin e Leite Kakas në San Siro, trajneri i Real Madridit Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur duke kërkuar sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç. Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo që bazohet në burimet brenda klubit, gjiganti madrilen kërkon Ibrahimoviçin në shkëmbim për Kakan. Ylli suedez besohet se me shumë dëshirë do të kthehej në La Liga prej ku ishte larguar në fund të sezonit të kaluar sa ishte pjesë e Barcelonës. Ndërsa, Kaka mund të jetë i hapur për rikthim në Milan ku do të gjente hapësirë më të madhe se që ka aktualisht në Real.