Franca shqetësohet nga dëmtimet
Franca shihet nga të gjithë si një prej skuadrave pretendente për të fituar EURO 2008, por trajneri Rajmond Domenek ka shumë probleme pas sfidës së parë në Grupin C ndaj Rumanisë. Shkak janë bërë dëmtimet e njëpasnjëshme në kampin francez, ku shumë nga lojtarët nuk po kalojnë një formë të mirë. Padyshim që në këtë sfidë do të mungojë mesfushori Patrik Vieira, për të cilin sot do të merret vendimi nëse do të qëndrojë me skuadrën apo vendin e tij do ta zërë Flamini. Ndërkohë, janë tre lojtarë të tjerë që kanë shfaqur probleme gjatë ditëve të fundit, Henri, Nasri dhe Riberi. Sulmuesi i Barcelonës nuk ka zhvilluar stërvitje me skuadrën, ndërsa dy mesfushorët kanë zhvilluar vetëm përgatitjet atletike. Megjithatë, trajneri Domenek është shfaqur i qetë para mediave, duke deklaruar se lojtarët do të ishin të gatshëm për këtë sfidë. "Nuk kanë nevojë për 100 stërvitje", ishin fjalët e tij.
Por nuk janë vetëm dëmtimet ato që shqetësojnë kampin francez, pasi Rumania nuk është një kundërshtare e lehtë dhe mund të krijojë mjaft probleme në këtë sfidë. Mesfushori Klod Makelele, mendon se skuadra e drejtuar nga Piturka mund të jetë surpriza e EURO 2008. "Ata janë kundërshtarë të fortë. Rumunët kanë disa karakteristika të lojës sonë dhe kanë një nga skuadrat më të kompletuara të turneut. Janë një ekip i ri me shumë cilësi dhe jam i sigurt se do t‘u krijojnë mjaft probleme të gjitha ekipeve në grup", deklaroi Makelele. Sipas francezëve, lojtari më i rrezikshëm në radhët e rumunëve është sulmuesi Adrian Mutu. Shoku i tij i skuadrës te Fiorentina, portieri Sebastian Frei, ka shpjeguar se cilat janë armët më të forta të futbollistit që po shkëlqen në Serinë A. "Mutu është një sulmues shumë i mirë, unë i njoh cilësitë e tij. Do të flas me Kupe dhe do t‘i jap disa këshilla e informacione mbi mënyrën e lojës së Mutu. Ai më ka thënë se dëshironte të zhvillonte një Evropian të mirë, ndaj mendoj se do të jetë shumë i motivuar për sfidën kundër nesh. Mutu është një futbollist teknik, i cili mund të bëjë diferencën në repartin e avancuar, edhe nëse luan i vetëm. Por si të gjithë sulmuesit e mëdhenj, ai është egoist. Nëse ne do të arrijmë ta bllokojmë, do të mund të ulim ndjeshëm agresivitetin e Rumanisë. Nëse mërzitet, ai bëhet i parashikueshëm dhe ky mund të jetë një avantazh shumë i madh për ne", deklaroi Frei, i cili pritet të ulet në stolin e rezervave për këtë sfidë.