Galiani: Murinjo është "dhelpër"
Administratori i deleguar i Milanit nuk beson se skuadra e tij do të ketë të shtunën në derbi rolin e favoritit dhe Hoze Murinjo e thotë, sipas tij, sepse "është një dhelpër". Gjykimet ndryshojnë në bazë të rezultateve, ka thënë Galiani, por nuk ishim të vdekur më parë dhe nuk jemi favoritë tani". Pyetjes nëse Milani është nënvlerësuar nga kritika, administratori kuqezi i është përgjigjur "po". Ndërsa në lidhje me frazën e Murinjos mbi "zhurmat e armiqve", Galiani ka komentuar: "Kur fiton, është mirë të keq armiq". Nuk fund ai e gjykon të padrejtë ndëshkimin e Patos me karton të verdhë pas reagimit për disa faulle të pësuara.