E Diel, 1 Nëntor 2026

Briatore sulmon Botërorin 2009: Fals, kaotik dhe i mërzitshëm

"Botërori është falsifikuar". Pas fjalësh me dy kuptime, si zakonisht, Flavio Briatore lëshon breshëri mbi sezonin 2009. "Dikush i ka përdorur ‘Kers‘-at, dikush jo, shpjegon numri një i Renaultit për DPA. Dikush i kishte "difuzorët", disa jo. Kampionati ka qenë kaotik". Kritikat e menaxherit nuk i referohen vetëm detajeve teknike, por edhe mënyrës e menaxhimit të pistave. "Duhet ta bëjmë këtë sport më të ngrënshëm për publikun. Duhet më shumë ‘shou‘, duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet. Duhet më shumë energji dhe gjallëri. Kemi nevojë për një kampion më të paparashikueshëm, në të cilin, 3 apo 4 pilotë të synojnë titullin. Këto objektiva arrihen, duke ua lënë në dorë njerëzve të besueshëm të sportit dhe politika që qëndrojë sa më larg garave. Njerëzit nuk pasionohen pas gjërave të tilla: publiku dëshiron të shikojë gara, pilotë, yje, makina që parakalojnë në gara spektakolare. Ndërsa në Formula 1 ka më shumë fjalë se fakte". Normat dhe rregulloret janë shumë të ndërlikuara, sipas Briatores: "Këtë vit kemi shpenzuar para për të njohur opinionin e ndonjë gjeniu dhe kemi përfunduar aty ku ishim. Nuk duhet të mendojmë për objektivin tonë, për tifozët 10-vjeçarë dhe për ata 70 vjeç: djem, vajza, gra, burra... në Formula 1 ka gjithçka: rrezik, shpejtësi, yje, stil jete. Të gjitha këto e bëjnë Formula 1 një spektakël vërtet të veçantë". Briatore komenton edhe çështjen e rikthimit të Shumakerit, që më pas dështoi: "E vetmja e ngjarje pozitive e këtij sezoni do ishte rikthimi i tij, por disa skuadra i kundërshtuan testet e tij: kjo nuk ka sens. Do të ishte një gjë fantastike". Sipas Briatores, piloti gjerman nuk do të garojë më në Formula 1: "Nëse nuk ndodhi tani, nuk do të ndodhë më". Është e pashmangshme të flasësh për zërat se Fernando Alonso, piloti aktual i Renaultit, në 2010 do të kalojë te "Cavallino". "Prej dy vitesh, thotë Briatore, më kërkojnë se çfarë do të ndodhë nesër. Kur të ketë një vendim konkret për ta publikuar, do ta bëjmë. Kemi një marrëdhënie të mirë me Ferrarin dhe presim të ecë përpara. Është një skuadër e rëndësishme, ka bërë shumë: meriton respekt, por kërkoj ta mund".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›