Trashëgimia kulturore, MTKRS: Burg për të gjithë abuzuesit

Dënim me burg për të gjithë ata që kryejnë pa leje gërmime arkeologjike dhe kërkime nënujore me mjete metalkërkuese. Kështu shprehet, Olsi Lafe, Drejtor i Trashëgimisë në MTKRS, i cili prezanton paragrafet që Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme pritet të shtojnë në kodin penal në shtator për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.
Deri tani ligji shqiptar dënonte kundravajtësit që dëmtojnë trashëgiminë historike kultuore vetëm me ndëshkime, arrestime deri në vendime gjykate. Ndryshmi në kodin penal tashmë do të shtojë masat deri në burgim, për të përforcuar më tej masat e sigurisë. Ky dënim do të jetë i vlefshëm edhe pë të gjithë ata të cilët kaq do të jetë dënimi dëmtojnë monumentet, apo truallin rreth tij.