Të ardhurat personale, qeveria shtyn afatin deri në shtator
Ministria e Financave rishikon ligjin e tatimit mbi të ardhurat. Zv.ministri i Financave Alfred Rrushaj deklaron se tashmë afati i fundit për deklarimin e pasurisë do të shtyhet deri në fund të shtatorit duke qenë se ka pasur edhe një shtyrje të afatit të amnistisë.
Rrushaj shpjegon gjithashtu se një tjetër ndryshim ka të bëj edhe me kufirin e shumës për të cilën personat duhet të deklarojnë.
Zv.ministri i Financave shprehet se ndaj të gjithë atyre personave që nuk vetëdeklarohen do të ketë edhe sanksione.
Pas diskutimeve ligji pritet të kalojë në parlament për të marrë aprovimin përfundimtar.