E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ekonomike në Evropë mbetet delikate

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, u takua në Madrid me udhëheqësit e Spanjës.

Ka pasur mjaft spekulime se Spanja do t'i kërkojë FMN-së dhe BE-së një pako të ndihmave financiare, të ngjashme me atë të Greqisë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me Strauss-Khan, kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, tha se vendi i tij ka treguar angazhim për të kryer të gjitha reformat e nevojshme për të zvogëluar borxhin e madh vendas.

Shefi i FMN-së tha se Madridi është duke marrë masat e duhura për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri spanjoll i ka hedhur poshtë zërat se mund të kërkojë ndihmë dhe ka thënë se ekonomia spanjolle ishte solide dhe e qëndrueshme.

Gjatë një samiti këtë javë në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të publikojnë rezultatet e një testi që tregon se si bankat do të përballonin goditjet financiare.

Në përpjekje për të shmangur krizat e ardhshme, ata gjithashtu u pajtuan që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe të imponojnë sanksione më të ashpra ndaj vendeve që shkelin rregullat buxhetore.

Presidenti i Këshillit Evropian, Hermann van Rompuy, tha se ky është një ndryshim i mirëseardhur. Pas disa muajsh shqetësimesh, ky ishte samiti i parë normal i BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›