“Situata hidrike është drejt përmirësimit”

Deklaron ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan PriftiMinistri i Energjetikës Dritan Prifti raporton për një përmirësim të ndjeshëm të situatës hidrike në kaskadën e Drinit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë ndjeshëm prurjet, ndërsa vazhdojnë me të njëjtin intensitet shkarkimet në të gjithë HEC-et. Këtë deklaratë, ministri Prifti e bëri pas një takimi të zhvilluar me Presidentin e Republikës, në kuadër të një serie konsultash me ekspertë të fushës, për kapërcimin e shpejtë të situatës emergjente në veri-perëndim. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti informoi në mënyrë të detajuar Presidentin për gjendjen e tri ujëmbledhësve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe me monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrolluara nga specialistët dhe ekspertët hidrikë duke e siguruar Kreun e shtetit se situata është drejt përmirësimit.Nga ana e tij, Kreu i shtetit, pasi u njoh me hollësi rreth situatës më të fundit, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional dhe frymës së solidaritetit nëpërmjet një organizimi më kompleks, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë dhe të minimizohen dëmet në maksimum duke iu rikthyer normalitetit....