E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksident rrugor, gjen vdekjen një 48 vjeçare

SHKODëR-Një aksident me pasojë vdekjen e një 48 vjeçareje, dhe plagosjen e dy shtetasve të tjerë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në afërsi të në fshatit Zus, në vendin e quajtur "Gurorja", rreth 1 km larg Urës së Bunës në Shkodër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur se "aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip furgon me targa SH 9253 C, SH 2669 D". Sipas burimeve, nga përplasja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja Albina Gocaj, 48 vjeç, si dhe janë dëmtuar rënde shtetasit V. Gocaj, 58 vjeç dhe V.Verri, 54 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po marrin ndihmën mjekësore. Të tre këta shtetas po udhëtonin si pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor i policisë, i cili po kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore për të zbuluar shkaqet e aksidentit si dhe ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit Shkodër, të dy drejtuesit e mjeteve. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›