Situata kritike e zjarreve, tjetër helikopter për asistim

Përkeqësimi i situatës së zjarreve që kanë mbërthyer vendin tonë, kryesisht gjatë muajit gusht ka shtruar nevojën për tjetër asistim nga vendet e tjera.Pas helikopterit të mbërritur nga republika turke, rreth mbrëmjes së sotme, me kërkesë të autoriteteve shqiptare , në bazën ushtarake të Rinasit, mbërrin nga Sllovenia helikopteri specializur për shuarjen e zjarreve me një ekuipazh prej 8 personash, të cilët do të ndërhyjnë në vatrat e zjarrit në zonat malore, ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore.
8 personat do të punojnë të ndarë në dy grupe për shuarjen e zjarreve në zonat malore, operacione këto që priten të fillojnë të dielën në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile. Helikopteri slloven do të angazhohet në shuarjen e zjarreve në vendin tonë për 6 ditë. Dhe pse dy ditë më parë në raportin e Ministrisë së Brendshme pati sinjale të uljes së numrit të vatrave të zjarrit në gjithë territorin me 16 të tilla, mbrëmjen e së premtes situata agravoi negativisht ku paraqiteshin 21 vatra zjarri në gjithë territorin e Shqipërisë, ku kritike mbetet gjendja në Pukë, Dibër dhe parkun kombëtar të Bozdovecit në Korcë.