E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi per ILDKP rrjeti rajonal kunder korrupsionit

Presidenti Topi ka vlerësuar punën e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Në një takim me kreun e këtij institucioni Adriatik Llalla dhe homologë të tij të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit”, kreu i shtetit u shpreh se ILKDP ka goditur në kohë rastet e abuzimit me pushtetin publik. 

“Në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është themelore në aktivitetin publik dhe politik, Shqipëria dhe institucionet e saj do të arrijnë të përballojnë të gjitha vështirësitë në luftën me pengesa kundër korrupsionit”- tha presidenti Topi.

Më pas përfaqësuesit e rrjetit rajonal kundër korrupsionit takuan dhe kryetaren e kuvendit ku u theksua nevoja e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit mes inspektoriateve të rajonit dhe agjencive të specializuara të hetimit, si dhe bankave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›