Situata në Libi, kryengritësit futen në Bani Valid

Kryengritësit libian u futën në Bani Valid, një nga vendet fundit të rezistencës së Muamar Gadafit, kurse sipas agjencive të lajmeve, në qytet pati përleshje nëpër rrugë me mbështetësit e diktatorit.
Zyrtari i lartë i Këshillit Kombëtar Kalimtar, Abdalah Kanshil vlerëson se në qytet gjenden rreth 600 përkrahës të tij dhe se një pjesë e tyre kanë arritur këtu para pak kohësh. Sipas agjencisë Reuters, jashtë qytetit Bani Valid, gjatë ditës së dieshme ka pasur përleshje të armatosura, kurse forcat e Gadafit kanë gjuajtur raketa në pozicionet e kryengritësve.
Bani Valid bashkë me qytetet Sirt dhe Sabha ishte ndër bastionet e fundit të përkrahësve të Gadafit. Kryengritësit besonin se në Bani Valid fshihen Gadafi dhe dy djemtë e tij.