Clinton: Al Kaeda, prapa kërcënimeve për sulme terroriste

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka konfirmuar se është Al Kaeda prapa kërcënimeve të reja për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe agjencive amerikane të inteligjencës, Al Kaeda në Pakistan vazhdon të jetë tërësisht operative. Sipas këtyre institucioneve, organizata vijon aktivitetin e saj pavarësisht dobësimit që ka pësuar me vrasjen e liderit Osama bin Laden.
Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Publike ka kërkuar intensifikimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen dhe kontrollin e objektivave të ndjeshëm.
Urdhëri u është dërguar të gjitha prefekturave dhe zyrave të policisë, në prag të 10-vjetorit të atentateve të 11 shtatorit. Ky është përvjetori i parë që do të përkujtohet pas vrasjes së Osama bin Laden, i konsideruar si arkitekti i sulmeve ndaj kullave binjake.