E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e shet Diarran në Tottenham?

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 20:03

Real Madrid po e konsideron mundësinë që ta transferojë Lassana Diarran në Tottenham Hotspur, shkruajnë mediat angleze.

Sipas tabloidit ‘Guardian’, menaxheri i klubit londinez, Harry Redknapp, është i vendosur ta përforcojë ekipin e tij me mesfushorin francez, i cili i ishte bashkuar klubit madrilen nga Portsmouthi në vitin 2008.

Diarra nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos për sezonin që vjen. Për ish futbollistin e Chelseas dhe Arsenalit interesim gjatë kësaj vere kanë zgjuar edhe Juventusi e Fenerbahçe, dhe disa klube tjera franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›