E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Afrikes 2012

Vazhdon përralla e Zambias në Kupën e Afrikës 2012, pasi kjo skuadër u kualifikua në gjysmëfinale, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Sudanin. Megjithatë, duhet theksuar se rezultati u ndikua nga dëmtimi i lojtarit më të mirë të Sudanit, mbrojtësit Ala Edin. Zambia zhbllokoi rezultatin vetëm pas 5 minutave lojë, me mbrojtësin Sunzu, pas zhvillimeve të një goditjeje dënimi, ku fajtor ishte edhe portiere kundërshtar.
Pavarësisht disavantazhit, Sudani kontrolloi ndeshjen, duke krijuar idenë se mund të barazonte, porn ë të 66-ën takimi mbyllet virtualisht: Idris pengon në mënyrë të parregullt në zonë Katongon dhe gjyqtari e nxjerr nga fusha me kartonin e kuq dhe akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë ekzekuton Katongo, që fillimisht gabon, por më pas arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, Zambia realizon edhe golin e tretë me Çamangan, ndërsa tashmë ata presin fituesin e çiftit Gana-Tunizi. Asnjë problem për Bregun e Fildishtë, që kaloi pa probleme praktikën përballë Guinesë Ekuatoriale, edhe falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Didië Drogbasë. “Elefantët” e nisën menjëherë vrullshëm ndeshjen dhe mund të shënonin në të 29-tën, me 11-metërsh, por sulmuesi i Çelsit nuk e shfrytëzon. Gjithsesi, Drogba shlyen gabimin dhe realizon në të 36-ën. Përballë rezistencës së dobët të kundërshtarëve, Bregu i Fildishtë vazhdon sulmet dhe pas tentativave të Zhervinjos dhe jaja Ture, dyfishon shifrat me Drogba në të 69-ën, që devijoi me kokë një goditje dënimi të Ture, shpejtësia e së cilës ishte 70 kilometra në orë. Në të 81-ën është Jaja Ture ai që shënon golin e tretë, ndërsa tashmë Bregu i Fildishtë prêt fituesen e çiftit Gabon-Mali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›