E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri, Stefanoviç e Bogdanoviç hyjnë në Kosovë

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, kanë arritur rreth orës 1:30 pas mesnate në Leposaviç.

Sipas mediave serbe Stefanoviç dhe Bogdanoviç janë pritur nga rreth 300 banorë serbë. Dy zyrtarëve serbë fillimisht nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë, i cili është i mbyllur dhe i shpallur nga KFOR-i zonë e kufizuar ushtarake.

Më herët Stefanoviç tha se bisedimet për statusin e vendkalimeve në veri do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›