E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, sot nis mbledhja e pikëve për maturantët

Pas plotësimit të Formularit A 2 nga ana e maturantëve sot nis përllogaritja e pikëve për të shpalluar edhe fituesit të shkollës së lartë.

Sipas përcaktimeve të Ministrisë së Arsimit kandidatët që nuk dorëzojnë të plotësuar formularin A 2 humbasin të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë gjatë këtij viti.

Raundi i parë i shpalljes së fituesve do të bëhet në muajin shtator, përkatësisht në datën 11. Në këtë fazë do të fitojnë një të drejtë studimore të gjithë ata maturantë që gjatë plotësimit të formularit A 2, kanë përzgjedhur si prefernca degët që kanë pikët më të larta për t`u shpallur fitues.

Në rast se edhe pas mbylljes së regjistrimeve përfundimtare do të ketë sërish vende të tjera që do të mbeten të paplotësuara atëherë do të çelet edhe plotësimi i formularit A 3.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›