Situata në veri Thaçi takim me krerët e sigurisë
PRISHTINË- Situata në veri të Kosovës detyron kryeministrin Thaci të thërrasë në takim krerët e sigurisë në Kosovë, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Dreës, zëvendës shefin e EULEX-it, Andy Sparks,dhe përfaqësuesin special të BE-së, njëkohësisht shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Në takim Thaci i është drejtuar me një mesazh qeverisë së Beogradit “se nuk do preket asnjë centimeter i territorit të Kosovës dhe integriteti i vendit të tij do mbrohet me të gjitha mjetet Kushtetuese dhe ligjore”.
Palët në takim kanë rënë dakort për një angazhim te koordinuar që në veri të Kosovës të vendoset rendi dhe ligji. Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të natës së kaluar ku shfaqet një njësi e KFOR-it, e cila duket se po vëzhgon bazën e forcave speciale të Kosovës Ruso në Mitrovicë. Burime ndërkombëtare i thanë Koha Ditore se KFOR ka patur informacione se njësia speciale e Kosovës ROSU mund të ndërhynte gjatë orëve të natës në veriun e Mitrovicës. Që pas vrasjes së fundit në veri janë shtuar dyshimet të forcat e KFOR-it për një ndërhyrje të mundshme në veri sic ishte ai në 25 korrik.
Ndërkohë, ka reaguar dhe zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se nëse qeveria e Kosovës merr vendim për dërgimin e forcave ROSU në veri të vendit askush nuk mund ta ndalë atë.
(el.me/BalkanWeb)