Ekstradohet nga Italia 27 vjeçari lezhjan
Zyra Kombëtare Interpol Tirana, bënë të ditur se sot rreth orës 12.00 , u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Besmir Toma, 27 vjeç, lindur në Lezhë.
Toma është dënuar në vitin 2010 nga një vendim i gjykatës së Lezhës me Arrest në burg, për kryerjen e veprave penale të Plagosjes së rëndë me dashje si dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.
Besmir Toma akuzohet se më 2009, në ambientet e lokalit Pub Sinclub, në qytetin e Lezhës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.N. duke e plagosur rëndë atë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.