Elton Xhon, libër kundër AIDS-it
Kantautori Elton Xhon, në moshën 64-vjeçare shkruan librin e tij të parë, ky një koleksion i kujtimeve dhe reflektimeve mbi AIDS-in.
“Dashuria është shërim”,- është titulli i vëllimit të shkruar nga këngëtari.
“AIDS është një sëmundje e cila duhet të shërohet jo nga një vaksinë e mbinatyrshme, por duke ndryshuar zemrat dhe mëndjet e njerëzve, përmes një përpjekje kolektive për të thyer barrierat sociale dhe për të ndërtuar ura të dhembshurisë”, shkruan më tej këngëtari.
Në libër janë të përfsira histori personale të miqve të cilët kanë mbetur viktima të sëmundjes, ku bën pjesë ylli i grupit Queen, Freddy Mercury, i cili vdiq në vitin 1991. 
Përse nuk bëjmë më shumë?
Kjo është pyetja e shtruar prej tij, duke theksuar se mbetet arsyeja pse ai ka nisur të shkruajë këtë libër.
Vetëm gjatë 20-viteve të fundit, Xhon ka mbledhur gati 150 milionë sterlina, për iniciativën e marrë në luftën kundër HIV/AIDS-it.