Greqia mbyll dy pika kufitare me Shqipërinë
Si një nga masat e kursimit autoritet greke kanë urdhëruar mbylljen e dy pikave doganore që lidhin Sarandën me Igumenicën.
Sipas medieve greke, vendimi është marr nga ministria e Ekonomisë së shtetit helenik. Ky vendim është justifikuar me pretendimin e uljes së shpenzimeve, për shkak të krizës ekonomike në vend.
Mbyllja e dy pikave doganore Ripsit dhe Sajevës do të bëhet më 1 shkurt, ndërkohë mësohet se do të ngelet funksionale vetëm pika kufitare e Qafë Botës