E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria mbështet cdo nismë të Ligës Arabe për Sirinë

TIRANË- Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të shtetit të Katarit, Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai, me rastin e marrjes së detyrës diplomatike, në Tiranë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të dy qeveritë janë angazhuar për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme në fushën ekonomike, sektorin e turizmit, bujqësisë, etj, të evidentuara si fusha me shumë interes për të dy vendet në takimin e Emirit të Katarit me kryeministrin Berisha gjatë vizitës së tij, vitin e kaluar, në Tiranë.

Berisha vlerësoi rolin e shtetit të Katarit ndaj Pranverës arabe, ndërsa theksoi se Shqipëria do të mbështesë plotësisht të gjitha nismat e ligës Arabe, Kombeve të Bashkuara dhe të çdo organizmi tjetër ndërkombëtar në ndihmë të popullit sirian, për shpëtimin e jetëve të qytetarëve civilë të pafajshëm, nga diktatura brutale al-Assad-it.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›