100 mijë ha tokë gati për t’u dhënë me qira simbolike
Ministria e Bujqësisë, bën me dije se kjo tokë do të jepet me një qira simbolike, për të nxitur kështu investimet në bujqësi.
"Ministria e Bujqësisë ka tashmë të evidentuar tokat, të cilat përfshijnë kategorinë e tokave të pandara. Janë ato toka që janë refuzuar të merren në pronësi nga familjet bujqësore në ish-kooperativat bujqësore të vendit. Qëllimi i këtij udhëzimi është të lehtësojë procedurat e dhënies me qira të tyre tokave për fermerët e interesuar apo dhe për sipërmarrje të tjera që duan që këtë toka t'i fusin në qarkullim ekonomik", thanë burime zyrtar. Sipas kësaj ministrie, interesi i fermerëve për të marrë me qira tokat e papunuara është në rritje, po ashtu edhe e investitorëve të huaj.
"Çmimi minimal është 6 mijë lekë të reja për hektarë, pra është një çmim simbolik që përputhet pak a shumë me taksën që një subjekt duhet të paguajë si taksë toke tek njësia e qeverisjes vendore. Gjithashtu, bëhet dhe një përmirësim tjetër i rëndësishëm. Në rast të neglizhencës nga ana e njësive të qeverisjes vendore, këtë atribut e merr ministria e Bujqësisë dhe zhvillon të njëjtën procedurë nëpërmjet Drejtorive Rajonale të Bujqësisë", thuhet më tej.
Qarqet që kanë sipërfaqet më të mëdha të këtyre tokave, që pritet të jepen me qira, janë Gjirokastra, Elbasani dhe Korça. Afati i dhënies me qera të këtyre tokave do të jetë në varësi të kulturave bujqësore që do të mbjellin fermerët, 35 vjet është afati, nëse toka do të përdoret për mbjelljen e vreshtave, pemëtarisë dhe arrorëve. /Start/
2012-07-28 13:34