E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, 95 të vdekur nga përmbytjet

Shirat më të furishëm për dekada kanë sjellë vdekje dhe shkatërrim në shtetin brazilian të Rio de Janeiros duke shkaktuar vdekjen e të paktën 95 vetëve.

Shirat shkaktuan rrëshqitje toke që mbuloi shtëpitë në lagjet e varfra në periferi.

Siç thotë korrespondenti i BBC-së atje, shiu mund të ketë humbur intensitetin, por rreziku i rrëshqitjeve të reja të tokës është i lartë, pasi toka në anët e kodrave është shumë e lagur.

Kryetari i bashkisë i Rio de Janeiros, Eduardo Paes ka thënë se qyteti do të zgjohet të mërkurën me probleme serioze, para se të mendojë për pastrimin.

Shkollat mbeten të mbyllura të paktën deri të premten dhe transporti po ashtu është ndërprerë ndjeshëm.

Kryetari i bashkisë ka pranuar se Rio është tepër larg nga përgatitja për mbajtje të Lojërave Olimpike të 2016.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›