Situatë e tensionuar në Burgun e Burrelit
Dy javë pas arratisjes së Fran Marashit dhe Preng Lleshit nga Burgu i Burrelit, institucioni i sigurisë së lartë gjendet në një situatë të tensionuar. Burime të sigurta nga policia e burgjeve, thanë për "Shqip" se që prej ngjarjes së rëndë dhe zbulimit të planit për arratisjen e rreth 75 të dënuarve të tjerë nga ky burg, kanë vazhduar kërkimet për mjetin me të cilin ishin prerë hekurat e dritareve. Filli special, me të cilin mendohet se u prenë kangjellat e dritareve të banjës, prej nga u arratisën dy të burgosurit, por që mendohet se është përdorur edhe për dritaret e tjera që u gjenden të hapura, nuk është gjendur nga punonjësit e policisë. Rreziku që ky mjet të ndodhet ende në duart e të burgosurve, si dhe mundësia që ai të përdoret sërish në një tentativë tjetër për arratisje masive, ka bërë që masat e marra të jenë drastike.
Filli prerës
Burime nga grupi hetimor që po merret me zbardhjen e arratisjes së Fran Marashit dhe Preng Lleshit, si dhe me planin për një arratisje kolektive të rreth 75 të dënuarve të tjerë, thonë se filli special me të cilin janë prerë hekurat e dritareve është shumë i kushtueshëm. Sipas të dhënave që janë arritur të mblidhen, ai kushton rreth 13 mijë euro dhe nuk mund të gjendet në Shqipëri. Të gjitha dyshimet janë se ai lloj mjeti është siguruar jashtë vendit dhe u është futur të burgosurve nga njerëzit e tyre jashtë burgut. Por deri tani, akoma nuk është bërë e mundur të zbulohen lidhjet e personave që e kanë siguruar me ata që ua kanë dhënë të burgosurve.
Kontrollet
Efektivat e policisë së burgut kryejnë çdo natë kontrolle të befasishme në dhomat e të burgosurve. Këtyre të fundit u ndryshohen shpesh qelitë, duke i qarkulluar sa në një dhomë në një tjetër, për të zvogëluar mundësinë e tentativave për largim. Ndërkaq, është dyfishuar numri i vendrojeve dhe i efektivave që kontrollojnë sigurinë në rrethimin e jashtëm të burgut. "Gjetja e atij filli është bërë shumë stresuese për ne", tha dje një punonjës i policisë së burgut. Sipas tij, policia është duke kërkuar në të gjitha skutat e mundshme të institucionit. "Kemi kërkuar madje edhe brenda tualeteve dhe kanaleve të ujërave të zeza, por ende nuk kemi gjetur gjë", vazhdon rrëfimin e tij polici.
Të burgosurit
"Po na terrorizojnë duke na kontrolluar në mes të natës. Ata hyjnë nëpër dhoma me maska në fytyrë dhe madje na kanë qëlluar me grushte e shkelma kur jemi ankuar se po na trajtojnë keq". Me këto fjalë, të burgosurit që ndodhen në Burgun e Burrelit kanë akuzuar policinë dhe drejtuesit e burgut për situatën e krijuar aty. Ata shprehen të indinjuar nga ndryshimi i vazhdueshëm i qelive dhe mënyra e kontrolleve që u bëhen natën. Të burgosurit pretendojnë se nuk mund të trajtohen të gjithë në mënyrë të dhunshme, pse dy persona u arratisën nga burgu.
Bllokimi i celularëve
Megjithëse nuk kanë mundur të gjejnë mjetin me të cilin janë prerë hekurat e dritareve, kontrollet e policisë nuk duket se kanë shkuar kot. Sipas burimeve jozyrtare, vetëm gjatë javës së fundit, policia e burgjeve gjatë kontrollit të qelive ka arritur të zbulojë dhe bllokojë rreth 20 numra celularësh që përdoreshin nga të burgosurit. Ndër këta numra, pesë prej tyre kanë qenë numra me kontratë të blerë kohët e fundit. Gjithsesi, drejtuesit e burgut nuk duket se janë të kënaqur me këtë rezultat. Rreziku se dritare të tjera mund të priten dhe të burgosur të tjerë mund të tentojnë të largohen, duket se do të vazhdojë të mbajë nën tension jo vetëm policinë, por edhe vetë të burgosurit.
Arratisja
Marashi e Lleshi ia mbathën
nga dritarja e banjës
Ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe mundësia e vetme për të fituar lirinë dukej ajo e arratisjes. Fran Marashi dhe Preng Lleshi zgjodhën pikërisht këtë rrugë. Më 5 prill të këtij viti, ata u larguan nga dritarja e banjës së burgut, të cilës i kishin prerë më parë hekurat. Por teksa tentonin të kalonin rrethimin e jashtëm, ata janë vënë re nga rojet e burgut, të cilat, sipas burimeve zyrtare, kanë qëlluar në ajër për t‘i paralajmëruar. Arratisja e dy të burgosurve nuk zgjati më shumë se 30 minuta, pasi Policia e Komisariatit të Matit dhe policia e burgut u vunë në ndjekje të tyre dhe arritën t‘i kapnin rreth 2 kilometra larg, në lindje të burgut. Pas arrestimit të tyre, nga hetimet e zhvilluara u zbulua se ekzistonte një plan edhe më i gjerë për arratisjen e rreth 75 të burgosurve nga Burgu i Burrelit. Kjo shkaktoi një tërmet të vërtetë në radhët e drejtuesve dhe punonjësve të policisë, disa prej të cilëve u arrestuan dhe janë në ndjekje penale nga prokuroria.