Situate kaotike nga bora
Veriu i Shqiperise eshte pothuajse teresisht i bllokuar nga debora. Reshjet e nisura qe prej mbremjes se djeshme kane bllokuar dhejtra makina ne Qafen e Malit, ku dhe kalon aksi qe lidh Kukesin me Tiranen. Bllokim ka dhe ne aksin Tropoje-Puke, si dhe ne rruget qe lidhin fshatrat me Kukesin, Rreshenin, Puken e Peshkopine. Ne disa akse rrugore, policia nuk ka lejuar levizjen e mjeteve. Vec bllokimit te rrugeve, shume komuna jane edhe pa energji elektrike, per shkak te shkeputjes se linjave dhe renies se disa shtyllave.