Anelka afër marrëveshjes

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se sulmuesi Nicolas Anelka është në prag të vazhdimit të kontratës në klub. Ancelotti është i bindur se Anelka është i përkushtuar në Stamford Bridge.
“Ne dëshirojmë ta mbajmë dhe ai dëshiron të mbetet. Anelka është afër të vazhdojë kontratën. Ai është sulmues i kompletuar, mund të luajë i vetëm në sulm, por edhe prapa Didier Drogbas. Ai është futbollist i kompletuar”, tha Ancelotti, për mediat angleze.