E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka korrupsion? KLSH asnjë denoncim në Prokurori

Gjatë vitit 2011 institucioni më i lartë i auditit financiar në vend, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk ka depozituar në Prokurori rastet të korrupsionit në institucionet e larta të shtetit. Ky fakt u bë i ditur nga kreu i prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, gjatë analizës së punës vjetore të këtij insititucioni.
Ndërkaq kreu i organit të akuzës së kryeqytetit, Sokol Malaj, tha se të dhënat e vitit 2012 flasin për një rritje të ndjeshme të numrit të vrasjeve. Gjithashtu Malaj tha se janë rritur shume rastet e vjedhjeve në autobuzët urbanë në kryqytet.
E pranishme në këtë analizë punë, Prokurorja e Përgjithëshme, Ina Rama, tha se puna e prokurorisë së Tiranës për vitin që shkoi ka rezultuar e suskseshme, por që sipas saj sigurisht ka ende punë për tu bërë, ndërsa njoftoi për rritjen e numrit të prokurorëve nëpër zyra, në mënyrë që të bëhet më e lehtë puna në këtë sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›