E Shtunë, 31 Tetor 2026

“S’ka lëvizje të boshtit të PS djathtas”



Pandeli Majko, një ndër anëtarët e grupit për ndryshimet në programin e Partinë Socialiste, u shpreh dje se nuk ka lëvizje të boshtit të PS-së nga majtas-djathtas, por një afrim drejt nevojave të qytetarit. "Ndryshimet në programin e PS do t'i quaja evoluim që ka të bëjë me mënyrën se si ne e shikojmë procesin e zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Kemi hedhur një hap në gjetjen dhe trajtimin dhe dhënien e një varg përgjigjesh, të cilat kanë të bëjnë me ofertën e PS-së si një ofertë, e cila nuk u dedikohet thjesht disa shtresave, por hapet me përgjigje edhe karshi shtresave të tjera, të cilat deri tani nuk kanë qenë objektiv apo prioritet i PS-së. Ka të bëjë me faktin jo se po lëviz PS-ja boshtin e vet nga majtas në drejtim të qendrës apo diçka më tutje, apo më këtej. Problemi është i qartë. Jemi e vetmja parti politike që e shfaqim hapur diferencën dhe ndryshueshmërinë brenda vetes", tha Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›