S`ka marrëveshje në Greqi, E Majta Demokratike përgënjeshtron
E Majta Demokratike e Kuvelis përgënjeshtron lajmin për një marrëveshje me dy partitë e tjera “Demokracia e Re” dhe PASOK për një qeveri uniteti me mandat dyvjeçar.
Vetë Kuvelis deklaroi për mediat se marrëveshja e përfolur është një gënjeshtër.
Kreu i të Majtës Demokratike Kuvelis akuzoi kreun e Syriza-s, Aleksis Cipras se po mashtron popullin grek, duke nënvizuar se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy partitë e tjera për një qeveri uniteti.
Lajmin për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve të tre partive, “Demokracia e Re”, PASOK dhe “E Majta Demokratike” për një qeveri uniteti u bë i ditur nga televizioni grek "Sky News".